UBT News

Gjermania e humb objektivin e vitit 2022 për klimën, shkak pasojat e luftës në Ukrainë

Gjermania përdori më shumë se kurrë energji të rinovueshme në vitin 2022, por përsëri dështoi të arrijë objektivin e saj për reduktimin e CO2 pasi lufta e Rusisë në Ukrainë nxiti një kthim në përdorimin më të madh të qymyrit dhe naftës, raportoi Agora Energiewende.

Ekonomia më e madhe e Evropës emetoi 761 milion ton gaze serrë vitin e kaluar, vetëm një ton më pak se në vitin 2021 dhe duke kapërcyer objektivin prej 756 milion ton, tha në një deklaratë grupi i ekspertëve për energjinë, Agora Energiewende.

“Emetimet e CO2 po ngecin në një nivel të lartë, pavarësisht nga konsumi dukshëm më i ulët i energjisë nga familjet dhe industria”, tha drejtori i Agora-s në Gjermani, Simon Mueller.

“Ky është një sinjal alarmi në lidhje me objektivat klimatike”, shtoi ai.

Qeveria gjermane kishte synuar të reduktonte emetimet e dioksidit të karbonit me 40 për qind deri në vitin 2020 krahasuar me nivelet e vitit 1990, por ende nuk e ka arritur këtë.

Për vitin 2022, Gjermania pati një ulje prej 39 për qind nga nivelet e vitit 1990, llogariti Agora./UBTNews/

Exit mobile version