UBT News

Gjermania e heq Britaninë e Madhe nga lista e shteteve me rrezikshmëri të lartë

Instituti Robert Koch njofton se Britania e Madhe nuk është më në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë për COVID-19.

Britania e Madhe, së bashku me Irlandën, Finlandën dhe Barbadosin janë larguar nga lista e shteteve që Instituti Robert Koch i ka klasifikuar si shtete me rrezikshmëri të lartë.

Personat që hyjnë në Gjermani nga shtetet me rrezikshmëri të lartë duhet të karantinohen për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh karantinë, qytetarët duhet të testohen për COVID-19 dhe nëse kanë rezultat negativ, mund të dalin nga vetizolimi./UBTNews

Exit mobile version