UBT News

Gjermania e bën të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë

Gjermania miratoi sot ligjin që obligon punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër COVID-19.

Ky ligj i kërkon stafit të spitaleve, zyrave të doktorëve e shtëpive të kujdesit, të jenë të vaksinuar kundër virusit me dy dozat e vaksinës deri në mes të muajit mars të vitit të ardhshëm.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha se shpreson që vendi i tij mund të shmangë një valë të katërt të infektimeve në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të vizitojnë familjet e tyre për festat e fundvitit./UBTNews/

Exit mobile version