UBT News

Gjermania do t’i zgjasë masat e izolimit të pjesshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderët e 16 landeve gjermane pritet të zgjasin masat e izolimit të pjesshëm pas takimit që do të mbahet të martën mbrëma, teksa vendi po përballet me variantin e ri të virusit, si dhe me qëllim të vazhdimit të trendit pozitiv të uljes së numrit të të infektuarve.

Gjermania ka mbyllur shkollat, dyqanet jo-esenciale, baret dhe restorantet pas izolimit që hyri në fuqi në nëntor, por liderët po kërkojnë ashpërsim të masave, meqë numri i infeksioneve nuk është zvogëluar./UBTNews

Exit mobile version