Gjermania do të sigurojë trajnime dhe asistencë për ushtrinë ukrainase, tha të mërkurën në Letoni Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Baerbock tha se ndërsa “partnerët e tjerë po ofrojnë tani artileri”, Gjermania “do të ndihmojë me trajnimin dhe asistencë”. Baerbock tha se Gjermania nuk mund të siguronte armatim të mëtejshëm pasi vendi nuk kishte armë që mund “të dorëzonte shpejt dhe pa vonesë tani”.
Duke folur në një konferencë shtypi në Riga me homologun e saj letonez Edgars Rinkevics, Baerbock shtoi se Gjermania kishte zgjedhur të mos i bënte publike të gjitha armët që kishte dërguar më parë në Ukrainë./UBTNews/