Gjermania do të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, me mundësinë që kandidati republikan, Donald Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe të frenojë mbështetjen për Kievin.
Ndihma gjermane për Ukrainën do të ulet në 4 miliardë euro (4.35 miliardë dollarë) në vitin 2025 nga rreth 8 miliardë euro në vitin 2024, sipas një drafti të buxhetit të vitit 2025 të parë nga Reuters.
Gjermania shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të plotësojë pjesën më të madhe të nevojave të saj ushtarake me 50 miliardë dollarë kredi nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse dhe se fondet e destinuara për armatim nuk do të përdoren plotësisht./UBTNews/