UBT News

Gjermania do të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka konfirmuar se Gjermania do të dërgojë më shumë tanke anti-ajrore Gepard në Kiev.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar atë sistem shumë efikas”, tha Scholz, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky dhe Scholz biseduan edhe për sulmet ajrore ruse në infrastrukturën civile, furnizimet me ujë dhe energji elektrike.

Gjermania po ashtu i ka ofruar Polonisë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot, megjithëse kjo u refuzua nga Varshava, e cila tha se do të ishte më mirë që të dërgohej në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version