UBT News

Gjermania do të dërgojë paketë tjetër të ndihmës për Ukrainën

Gjermania njoftoi se do të dërgojë një paketë të re ndihme për Ukrainën në vlerë prej 400 milionë euro.

Në paketë përfshihet municion shtesë, automjete mbrojtëse dhe sisteme të pastrimit të minave, sipas ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, raporton gazeta gjermane Bild.

Gjermania gjithashtu planifikon të dërgojë edhe veshje, si dhe gjeneratorë të energjisë elektrike dhe ngrohjes për dimrin e ardhshëm./UBTNews/

Exit mobile version