UBT News

Gjermania do të blejë dhjetëra avionë luftarakë amerikanë

An Israeli Air Force F-35 Lightning II fighter jet performs during during graduation ceremony of Israeli air force pilots at the Hatzerim Israeli Air Force base in the Negev desert, near the southern Israeli city of Beer Sheva, on June 24, 2021.

Gjermania planifikon të blejë deri në 35 avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan dhe 15 avionë Eurofighter, tha një burim parlamentar të hënën, përcjell UBT News.

Kjo si pjesë e një shtytjeje të madhe për të modernizuar forcat e armatosura në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Avionët F-35 të prodhuar nga Lockheed Martin do të zëvendësojnë flotën gjermane Tornado prej dekadash, sipas raporteve të mediave të konfirmuara nga burimi.

Avionët e Lockheed, F-35, konsiderohen si avionët luftarakë më modern në botë dhe forma e veshja e tyre unike e bëjnë më të vështirë zbulimin e tyre nga radarët e armikut.

Avionët shtesë Eurofighter që Gjermania planifikon të blejë, thuhet se do të përdoren për operacione të tjera, transmeton UBT News.

Në një fjalim historik në fund të muajit të kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua të investojë në një shumë prej 100 miliardë eurosh për mbrojtjen.

Rritja e shpenzimeve shënon një ndryshim të madh për ekonominë kryesore të Evropës, duke përmbysur politikën e saj për të mbajtur një profil të ulët ushtarak, pjesërisht shkaku i Luftës së Dytë Botërore./UBTNews/

Exit mobile version