UBT News

Gjermania dhe Norvegjia me plan për të mbrojtur infrastrukturën detare

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Norvegjisë nisën një plan të mërkurën për të mbrojtur më mirë infrastrukturën detare brenda NATO-s.

“Ne e trajtojmë shumë seriozisht mbrojtjen e infrastrukturës sonë dhe se askush nuk mund të besojë se sulmet do të mbeten pa pasoja”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin me homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store.

Njoftimi vjen pas shpërthimeve në tubacionet Nord Stream, të cilat sjellin gaz nga Rusia në Evropë, dhe pamjeve të dyshimta të dronëve rreth platformave të naftës në detin e Norvegjisë.

Scholz tregoi se kjo nismë do të bëhet nën ombrellën e NATO-s dhe do të krijojë mundësi për një “reagim të shpejtë”, në rast emergjence./UBTNews/

Exit mobile version