Gjermania dhe anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të mbështesin Poloninë në mbrojtjen e krahut të saj lindor, tha në Pragë ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Aty ku partnerët polakë kanë nevojë për mbështetje, do ta marrin atë”, tha Pistorius në një konferencë për media me homologun e tij çek në Pragë.
“Ata janë partnerë të NATO-s dhe aleatë të besueshëm të NATO-s, ndaj mund të themi me besim se jemi të përgatitur”.
Në fillim të këtij muaji, komiteti i sigurisë i Polonisë vendosi të zhvendosë njësitë ushtarake në lindje të vendit për shkak të pranisë së Grupit rus, Wagner, në Bjellorusi./UBTNews/