Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Italisë kanë shprehur mbështetje për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat përfshijnë masa si suspendimin e përkohshëm të trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, mosftimin në ngjarje të nivelit të lartë dhe ndalesën e vizitave bilaterale, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Ambasada gjermane ka deklaruar se vendet anëtare të BE-së duhet të binden se është krijuar një klimë e favorshme për heqjen e këtyre masave, duke lënë vendimin përfundimtar në dorë të vendeve të BE-së.
Në të njëjtën linjë, Ambasada italiane ka thënë se Italia mbështet heqjen gradual të masave të miratuara nga BE-ja për Kosovën, duke u bazuar në konkluzionet e dhjetorit të miratuara në Bruksel.
Në anën tjetër, shumica e vendeve të BE-së janë në favor të heqjes së plotë të këtyre masave, sipas rekomandimeve të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Megjithatë, deri më tani, nuk është marrë ende ndonjë vendim zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian në lidhje me këtë çështje.
Zëdhënësi i BE-së ka konfirmuar se diskutimet në Këshillin e BE-së vazhdojnë dhe se vendimi për heqjen apo jo të këtyre masave ende nuk është marrë./UBTNews/