UBT News

Gjermania dhe Franca thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë

Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një reagim në Twitter nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe nga ambasada e Francës në Kosovë, thuhet se Gjermania dhe Franca me padurim presin ta përkrahin një agjendë ambicioze të reformave, përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Gjermanie e Franca urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje në formimin e shpejtë të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, pasi rezultatet të finalizohen. Gjermania dhe Franca me padurim presin ta përkrahin një agjendë ambicioze të reformave, përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Gjermania dhe Franca janë të gatshme për ta përkrahur kontinuitetin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë në drejtim të integrimit evropian të dy vendeve”, thuhet në postim.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt./UBTNews

Exit mobile version