UBT News

Gjermania dëshiron të ringjallë fondin për të shpëtuar pyjet tropikale të Amazonës

Një zëdhënës i ministrisë së zhvillimit në Gjermani njoftoi se ky shtet do të lëshojë fonde për mbrojtjen e pyjeve tropikale të Amazonës.

“Gjermania e mbështet këtë fond”, tha zëdhënësi, teksa shtoi se kjo do të diskutohet me ekipin e presidentit të ardhshëm të Brazilit, Luiz Ignacio Lula da Silva.

Ky fond u krijua në partneritet me Norvegjinë në vitin 2008 për të ndihmuar në financimin e mbrojtjes së pyjeve tropikale dhe biodiversitetit.

Megjithatë, të dy vendet ndaluan pagesat në vitin 2019 pasi Presidenti Jair Bolsonaro mori detyrën dhe reduktoi masat e mbrojtjes së mjedisit në Amazonë.

Norvegjia tha të hënën se do të rifillojë ndihmën financiare për Brazilin në kuadër të fondit që është mbi 500 milionë dollarë (500 milionë euro).

Zëdhënësi deklaroi se afati kohor për riaktivizimin e fondit varet nga sa shpejt Brazili krijon kushtet për rifillimin e punës në të, por shtoi se “në qeverinë gjermane, ekziston një vullnet i madh për ta zgjidhur shpejt çështjen”./UBTNews/

Exit mobile version