UBT News

Gjermania dëshiron që BE-ja të sanksionojë ekstremistët e dhunshëm të Izraelit

Gjermania dëshiron që Bashkimi Evropian (BE) të shqyrtojë sanksionet për ekstremistët izraelitë që janë përgjegjës për dhunën në Bregun Perëndimor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Kjo deklaratë erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për ndalimin e vizave për përgjegjësit për rritjen e sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Sebastian Fischer tha se Berlini mirëpret faktin që SHBA-ja “do të marrë masa konkrete në formë të ndalimit të hyrjes”.

“Është e rëndësishme që ky debat të ngritet edhe në nivel evropian”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version