Ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 nga Gjermania është dërguar në Ukrainë, tha Ministria gjermane e Mbrojtjes.
18 tanke luftarake kryesore të fundit u dorëzuan pasi ekuipazhet ukrainase u trajnuan për t’i përdorur ato, shkruan BBC.
Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të “bënin një kontribut vendimtar” në vijën e parë të luftës.
Sipas raporteve nga Ukraina, kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania e Madhe.
Ukraina ka kërkuar prej muajsh për më shumë automjete dhe sisteme armësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.
Qeveria ukrainase nuk ka komentuar ende për mbërritjen e Leopard 2, por ata kanë konfirmuar mbërritjen e tankeve të parë Challenger 2 të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 2000 Leopard 2, të konsideruar gjerësisht si ndër tanket më të mirë të betejës kryesore, të prodhuara nga vendet e NATO-s, janë në përdorim nga vendet evropiane.
Gjermania ra dakord ta furnizonte Ukrainën me tanke në janar, pasi fillimisht hezitoi ta bënte këtë – apo edhe t’i lejonte vendet e tjera të dërgonin të tyret.
Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë që Leopard 2 të rieksportohet nga çdo vend.