UBT News

Gjermania dënon sulmet “çnjerëzore” të Rusisë në Kiev

Gjermania ka kritikuar Rusinë për kryerjen e një sulmi ajror në Kiev gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke e quajtur atë “çnjerëzore”.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Kiev që ndodhi dje ndërsa Guterres ishte në bisedime”, tha zëdhënësi i qeverisë, Wolfgang Buechner.

Moska ka konfirmuar se goditi Kievin mbrëmë, por pretendon se objektivi i saj ishte një fabrikë që prodhon raketa.

Në këtë sulm me raketa është një gazetare e Radio Evropa e Lirë./UBTNews/

Exit mobile version