Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi se shumica e dyqaneve në Gjermani do të mbyllen nga e mërkura, së bashku me shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor.
Masat e reja do të jenë në fuqi deri më së paku më 10 janar për ta trajtuar valën e dytë të pandemisë, e cila kërcënon sistemin shëndetësor të vendit.
Instituti Robert Koch njoftoi se dje u shënuan 20 mijë e 200 raste të reja./UBTNews