UBT News

Gjermania arreston një shtetas të dyshuar për spiunazh për Rusinë

Një shtetas gjerman i cili punonte për shërbimin e inteligjencës së jashtme të vendit, u arrestua të mërkurën nën akuzën e spiunimit për Rusinë, sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Federal Gjerman.

“I pandehuri dyshohet për tradhti”, u bë e ditur në një njoftim për shtyp nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë.

I pandehuri, i cili është i punësuar në Shërbimin Federal të Inteligjencës (BND), u akuzua në urdhër-arrestin me këto fakte: “Në vitin 2022, ai i transmetoi një shërbimi të inteligjencës ruse informacionin që kishte marrë gjatë veprimtarisë së tij profesionale. Përmbajtja është sekret shtetëror sipas nenit 93 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version