UBT News

Gjermania arreston 25 të dyshuar për tentim grushtshteti

Policia ka arrestuar 25 persona në bastisje nëpër Gjermani nën dyshimin se po planifikonin për ta rrëzuar Qeverinë.

Mediat e huaja raportojnë se grupi i të djathtës ekstreme dhe ish-figura ushtarake kishin planifikuar të futeshin në ndërtesë të Parlamentit, Reichstag, dhe të merrnin pushtetin.

Një burrë gjerman, i cili njihet si Heinrich XIII, 71-vjeçar, dyshohet se ka qenë figura qendrore prapa planeve për grushtshtet.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë tentuar për të përmbysur republikën dhe për ta zëvendësuar me një model sikurse ai i Gjermanisë së vitit 1871, që njihej si Rajhu i Dytë./UBTNews/

Exit mobile version