Së paku tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tren doli nga shinat në Gjermaninë jugore të premten, konfirmoi një zyrtar nga rrethi i Garmisch-Partenkirchen për CNN.
Treni rajonal po udhëtonte nga Garmisch-Partenkirchen në Bavari në drejtim të Mynihut kur doli nga shinat, njoftoi policia gjermane në Twitter./UBTNews/