Qeveria gjermane ka planifikuar 60 miliardë euro për të luftuar krizën klimatike, transmeton UBT News.
Investimi është pjesë e një buxheti të ri suplementar për të “rritur fuqinë” e fondit për klimën dhe transformimin e vendit dhe për të inkurajuar një zhvendosje drejt një ekonomie të gjelbër, sipas zyrtarëve.
Buxheti, i miratuar unanimisht nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz, do t’i adresojë miliarda euro borxhe të papërdorura në buxhetin federal të këtij viti për shpenzimet e ardhshme të gjelbra.
Përveç 60 miliardë eurove, qeveria do të adresojë edhe rreth 18 miliardë euro vitin e ardhshëm nga të ardhurat tatimore – të cilat rrjedhin nga taksat mjedisore dhe skema e tregtimit të emetimeve të CO2 – në fondin e saj të klimës dhe transformimit./UBTNews/