UBT News

Gjermani: Maska e domosdoshme edhe jashtë klasave

Bilanci i javëve të para të shkollës në Gjermani është pozitiv, sipas ministres së Arsimit, Anja Karliczek, e cila theksoi sot nevojën për të mbajtur maska edhe jashtë klasave.

“E di që është e lodhshme. Të gjithë e përjetojmë kështu, por tani për tani nuk ka ndonjë alternative për maskën”, tha ajo, gjatë bilancit të tre javëve të para, në një intervistë për Ntv, raporton ATSh.

“Tani për tani, shkollat janë rihapur në nëntë lande nga 16 dhe do të thosha se funksionimi i zakonshëm ka nisur mirë”, vazhdoi ministrja.

Disa ditë më parë, kancelarja Angela Merkel argumentoi në një konferencë për shtyp se është më mirë të mbash një maskë, sesa të mbyllësh shkollat.

Në sistemin federal gjerman, arsimi është një kompetencë rajonale, subjekt i udhëzimeve të përbashkëta dhe të dakorduara nga Konferenca e Përbashkët e Ministrave të Arsimit të të gjitha landeve.

Exit mobile version