Një 97-vjeçare që akuzohej se ka qenë ndihmëse e më shumë se 10 mijë vrasjeve kur ishte sekretare e komandantit të kampit të përqendrimit të nazistëve Stutthof gjatë Luftës së Dytë Botërore, apeloi dënimin e saj në Gjermani.
Në një vendim të 20 dhjetorit, gjykata shtetërore e Itzehoe i dha Irmgard Furchner një dënim me kusht me dy vjet për shkak se ishte ndihmëse e vrasjes në 10 mijë e 505 raste dhe ndihmëse e vrasjes në tentativë në pesë raste. Gjykata tha të mërkurën se si mbrojtja ashtu edhe një avokat i një bashkë-paditëse paraqitën ankesa në Gjykatën Federale të Drejtësisë.
Furchner u akuzua se ishte pjesë e aparatit që ndihmoi kampin pranë Danzigut, tani qyteti polak i Gdansk, të funksiononte midis qershorit të vitit 1943 dhe prillit të vitit 1945./UBTNews/