UBT News

Gjermani: 25 fëmijë të lënduar pas përplasjes mes autobusit dhe kamionit

Të paktën 25 fëmijë janë lënduar, disa prej tyre rëndë, pasi një autobus u përplas me një kamion në Baden-Württemberg në Gjermaninë Jugperëndimore.

Përplasja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit në qytetin e Biberach-ut, pasi shoferi i autobusit kaloi në korsinë e kundërt.

Autobusi më pas u përplas me një kamion. Policia tha se arsyet e hyrjes së gabueshme të shoferit të autobusit ende nuk dihen. Edhe shoferi pësoi lëndime të rënda.

Një helikopter u dërgua për të transportuar drejtuesit e të dy automjeteve në klinika.

Të rinjtë që pësuan lëndime të vogla u dërguan gjithashtu në spital, raporton DW.

Exit mobile version