UBT News

Gjermani, 100 persona në ditë aplikojnë për të ndryshuar gjininë dhe emrin, pas ligjit të ri

Rreth 100 persona në ditë në Gjermani kanë kërkuar të ndryshojnë gjininë dhe emrin e tyre të regjistruar administrativisht që nga 1 nëntori i vitit të kaluar, kur hyri në fuqi Akti i Vetëvendosjes për ndryshimin e gjinisë dhe emrit. Ky ligj u mundëson qytetarëve të regjistrojnë një gjini të ndryshme dhe një emër të ri çdo 12 muaj, një mundësi që ka sjellë një numër të madh aplikimesh për këtë vit.

Një histori e veçantë vjen nga gazeta BILD, e cila raporton për 28-vjeçarin Casper, i cili ka aplikuar për të ndryshuar gjininë e tij dhe për t’u regjistruar si grua. Ai paraqiti kërkesën e tij në zyrën e gjendjes civile në Hamburg më 11 nëntor. Pa ndonjë informacion paraprak mjekësor dhe pas plotësimit të gjashtë formularëve dhe dorëzimit të certifikatës së lindjes, ai mori një certifikatë të re të lindjes dhe letërnjoftim me emrin “Klara” pas një takimi të shkurtër dhe një tarifë prej 35.50 euro.

Megjithatë, Casper shpjegon se nuk synon të qëndrojë grua për një kohë të gjatë dhe planifikon të aplikojë përsëri për të ndryshuar gjininë dhe emrin, duke u regjistruar si burrë dhe duke u kthyer në “Casper” pas kalimit të 12 muajve për të testuar mundësitë e ligjit të ri.

Sipas të dhënave nga autoritetet, deri në fund të vitit 2024, më shumë se 4361 persona kishin paraqitur aplikimet përkatëse, dhe shumica e aplikimeve u dorëzuan në Berlin, pasuar nga Leipzig, Këln, Dusseldorf, Dresden dhe Bremen.

Një aspekt tjetër interesant është se disa individë kanë përdorur ligjin për të përfituar nga mundësitë që ofron, duke u mundësuar ndryshimi i emrit dhe gjinisë për të shmangur pasoja ligjore. Shembulli më i njohur është ai i Sven Liebich, një individ me aktivitete neo-naziste, i cili pas një dënimi me burg për nxitje të urrejtjes, ka kërkuar ndryshimin e gjinisë dhe emrit si pjesë e apelimit të tij, duke kërkuar të paraqitet si Marla-Svenja Liebich. Ky kërkesë është pranuar dhe tani ngrihen pyetje rreth seancave të gjykatës dhe mënyrës se si do të trajtohet ai në burgje.

Një zëdhënës i prokurorisë në Halle ka theksuar se procesverbali administrativ për ndryshimin e emrit dhe gjinisë është i rëndësisë së dytë, pasi personi që ka kryer krimet mbetet i njëjtë dhe, për këtë arsye, duhet të vuajë dënimin e tij siç është caktuar./UBTNews/

 

Exit mobile version