Jeni lodhur duke pasur një lëkurë që shkëlqen nga yndyra kudo që shkoni? Jo vetëm produktet që përdorni për kujdesin ndaj lëkurës ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së tepërt. Edhe ushqimet që hani kanë shumë ndikim. Duke pasur më shumë kujdes me disa zgjedhje të dietës suaj, yndyra e lëkurës s’ka pse kthehet në një stres. Më poshtë do të lexoni se me çfarë duhet të keni ekzaktësisht kujdes:
Mos hani gjëra me sheqer
Të gjithë e dimë që sheqeri i rafinuar i bën keq shëndetit. E dinit që gjithashtu përkeqëson yndyrën në lëkurë? Kjo sepse sheqeri i rafinuar shkakton inflamacion dhe disbalancë hormonale. Të dyja këto e bëjnë lëkurën tuaj të shfaqë një refleks me shkëlqim. Qëndroni larg ëmbëlsirave për të shmangur puçrrat dhe shkëlqimin e tepërt!
Mos hani karbohidrate të përpunuara
Konsumimi i produkteve me karbohidrate të përpunuara është i ndaluar nëse keni lëkurë të yndyrshme. Kur bëni pazare, kujdes me drithërat e rafinuara sepse e bëjnë lëkurën tuaj të ketë një shkëlqim shumë të padëshiruar. Gjithashtu këto produkte shkaktojnë dhjamosje rreth zonës së barkut dhe ekspertët e lidhin konsumin e tyre me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Mos konsumoni bulmet
Sipas ekspertëve të lëkurës, qumështi dhe produktet e bulmetit e përkeqësojnë gjendjen e lëkurës, sidomos nëse ajo është e yndyrshme ose e prirur ndaj puç3rave. Edhe bulmeti gjithashtu shkakton rritje të niveleve të inflamacionit. Nëse jeni të shqetësuar për burimet e kalciumit në mungesë të bulmetit, mos u shqetësoni pasi ka plot perime të pasura me këtë element.
Mos konsumoni ushqime të paketuara dhe fast- food
Ushqimet e paketuara dhe ato që blihen në fast food-e janë shumë të pasura me yndyra dhe kjo është arsyeja pse ato e bëjnë lëkurën tuaj të duket e yndyrshme. Gjithashtu këto ushqime janë të pashëndetshme për imazhin tuaj në tërësi dhe shëndetin kardiovaskular. Zgjedhjet e zgjuara ushqimore ju ndihmojnë nga shkëlqimi i tepërt në fytyrë dhe probleme të ndryshme me shëndetin.
Mos hani mish të kuq
Sipas ekspertëve, mishi i kuq përmban hormone dhe rrjedhimisht, shkakton disbalancë hormonesh edhe në trupin tuaj, duke sjellë me vete edhe pasoja kozmetike si yndyra e tepërt në fytyrë dhe aknet./neps.al