Partia që drejton Gjeorgjinë ka thënë se do të tërheq pa kushte projektligjin, i cili shkaktoi protesta masive në vend dhe kritika të shumta nga ndërkombëtarët.
Me qindra protestues u dynden rrugëve të kryeqytetit Tiblisi këtë javë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për një projektligj të modelit rus i cili u propozua në parlament. Ky projektligj, do të kishte shënjestër grupet joqeveritare dhe mediat të cilat financoheshin 20% nga jashtë, duke u regjistruar si “agjentë të huaj”.
Gjeorgjia ka aplikuar për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian dhe ka kërkuar të anëtarësohet në NATO. Zyrtarët e BE-së e kishin dënuar projektligjin si të papajtueshëm me vlerat e BE-së./UBTNews/