Gjeorgjia nuk mund të sillet si një vend anëtar i NATO-s pasi një pjesë e territorit të saj është e pushtuar nga Rusia, tha presidentja e këtij vendi për Euronews.
“Gjeorgjia, duke pasur një pjesë të territorit të pushtuar, duke qenë në vijën e frontit, nuk sillet saktësisht si një vend që është anëtar i NATO-s dhe mbrohet në mënyra të ndryshme”, tha presidentja Salome Zourabichvili.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tërhoqi ambasadorin e tij nga Gjeorgjia në fillim të marsit për atë që ai tha se ishte një “qëndrim i pamoralshëm” ndaj sanksioneve. Kryeministri i vendit, Irakli Garibachvili, kishte njoftuar në shkurt sevendi nuk do t’i bashkohej sanksioneve kundër Rusisë.
Pushtimi rus në Ukrainë megjithatë shkaktoi protesta në Gjeorgji, e cila pësoi vet pushtimin rus më 2008.
Zourabichvili tha se ka “solidaritet” dhe “mbështetje të plotë” për Ukrainën dhe shprehu “admirimin e saj” për rezistencën ukrainase përballë “agresionit të tmerrshëm” të Rusisë. Ajo gjithashtu theksoi se vendi nuk ka lidhje diplomatike me Rusinë.
Ajo tha se Gjeorgjisë duhet të ruajë lidhjet me Bashkimin Evropian dhe unitetin brenda vendit./UBTNews/