Gjenerali polak, Piotr Trytek do të drejtojë misionin e Bashkimit Evropian për të trajnuar trupat ukrainase, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Mariusz Blaszczak.
Blloku u pajtua në fillim të këtij muaji për të ngritur Misionin e Ndihmës Ushtarake në mbështetje të Ukrainës (EUMAM Ukraine), i cili synon të rrisë aftësinë ushtarake të vendit.
Kjo lëvizje erdhi pasi vendet perëndimore po synojnë të rrisin mbështetjen për Kievin pas pushtimit nga Rusia.
Mariusz Blaszczak shkroi në Twitter: “Është një përgjegjësi e madhe, por edhe njohje e pozitës së Polonisë në arenën ndërkombëtare”.
Trytek ka shërbyer në Irak dhe Afganistan./UBTNews/