Gjenerali i lartë i ushtrisë izraelite thotë se ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban.
Duke iu drejtuar trupave në kufirin verior, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Herzi Halevi tha të mërkurën se sulmet e fundit ajrore izraelite janë projektuar për të “përgatitur terrenin për hyrjen tuaj të mundshme dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut”.
Ndërkohë, Hezbollahu hodhi dhjetëra predha në Izrael, në mesin e tyre edhe një raketë të drejtuar në Tel Aviv që ishte goditja më e thellë e grupit militant deri më tani.
Haleiv tha se: “Sot, Hezbollah zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe më vonë sot, ata do të marrin një përgjigje shumë të fortë. Përgatituni”.
Zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se ata kapën raketën tokë-tokë të Hezbollahut, të lëshuara pasi sulmet izraelite në Liban lanë të vdekur qindra njerëz, ndërsa të dy palët shkojnë drejt një lufte gjithëpërfshirëse./UBTNews/