Një gjeneral i lartë rus, i cili nuk është parë në publik që nga rebelimi i ndërprerë i grupit Wagner muajin e kaluar, “aktualisht është duke pushuar”, sipas një ligjvënësi të partisë në pushtet.
Kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore tha se gjenerali Sergei Surovikin, një zëvendës komandant i operacioneve ushtarake të Rusisë, “nuk është i disponueshëm tani për tani”.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Andrei Kartapolov tha: “Surovikin aktualisht është duke pushuar. (Ai nuk është) tani për tani”.
Z. Surovikin u pa për herë të fundit në publik kur lëshoi një video apel duke kërkuar ndalimin e rebelimit të Yevgeny Prigozhin dhe që atëherë, spekulimet mbi vendndodhjen e tij janë shtuar./UBTNews/