UBT News

Gjenerali i lartë amerikan: Rusia ka humbur

Derisa po bëhet një vit qëkur filloi lufta në Ukrainë, gjenerali i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Mark Milley që shërben si kryetari i 20-të i Shefave të Përbashkët të Shtabit, ka deklaruar të martën se Rusia ka “humbur”.

“Presidenti rus, Vladimir Putin mendoi se mund ta mposhtte shpejt Ukrainën, të thyente aleancën e NATO-s dhe të vepronte pa u ndëshkuar. Ai e kishte gabim”, tha Milley duke folur para gazetarëve në Bruksel.

Gjenerali i lartë amerikan kritikoi Moskën për fillimin e një pushtimi të paprovokuar të Ukrainës, duke theksuar se Rusia ka paguar si pasojë një “çmim të madh në fushën e betejës”.

Exit mobile version