Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark në konferencën e përbashkët me ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj tha se është i impresionuar me demokracinë e lirinë e Kosovës.
Ai u shpreh falënderues për ftesën dhe shtoi se është i nderuar që gjendet në Kosovë.
“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”.
Kurse ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se gjenerali Clarck ka rol vendimtar në çlirimin dhe lirimin e Kosovës.
Mehaj theksoi se ka njoftuar Clarck për rolin dhe të arriturat e FSK-së.
Ai ka treguar se shkollën e FSK-së ndo ta emërojë Qendra Universitare Wesley Clarck.
“Sot kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të SHBA-së, gjeneral Clarck ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirim e Kosovës dhe lirinë e Kosovës. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-ja ka bërë arritje të mëdha dhe po shndërrohet në forcë moderne”.
“FSK-ja ka prioritet integrimin në NATO. Për ndër të gjeneralit historik do të emëroj shkollën tonë të oficerëve të FSK-së me emrin Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clarck”.