Është gjetur trupi i një ushtari indian, i cili u zhduk në Himalaje 38 vjet më parë. Chandrashekhar Harbola dhe 19 kolegë të tij u zhdukën nga një ortek bore gjatë një operacioni patrullimi në akullnajën Siachen përgjatë kufirit Indi-Pakistan, në vitin 1984. 15 trupa u gjetën më vonë, por pesë të tjerë mbetën të zhdukur.
Siachen është fusha më e lartë e betejës në botë dhe ushtarë nga të dy vendet vdesin si pasojë e stuhive dhe ortekëve.
Njësia e ushtrisë që pa trupin e Harbolas gjeti gjithashtu një tjetër, por ende nuk është identifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve PTI.
Kjo nuk është hera e parë që pas dekadash gjendet trupi i një ushtari. Një njësi patrulluese gjeti trupin e Tukaram V Patil në vitin 2014 – 21 vjet pasi ai u zhduk si pasojë e akullnajave./UBTNews/