Është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq, që dyshohet të jetë hedhur nga “Ura e Fshajtë”, më 25 janar.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
“Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre. Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi!Në vend të ngjarjes janë edhe ekipet e Mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj poashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi…
Posted by Smajl Latifi on Monday, February 22, 2021