Një serb, shtetas i Serbisë, është gjetur pa shenja jete në Obiliq. Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.