UBT News

Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri

Një person është gjetur pa shenja jete në Vërnicë të Vushtrrisë sot rreth orës 11:00. Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

“Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyrë. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Exit mobile version