Në fshatin Likoc të Skenderajt, një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raport nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./EO
