Një person është gjetur pa shenja jete në Shtime, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
Sipas raportit policor, rreth orës 09:55 është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore, ndërsa shkaqet e vdekjes pritet të sqarohen pas hetimeve dhe rezultateve të obduksionit./A.K/
