UBT News

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews

Exit mobile version