UBT News

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci njoftoi se viktima është një 60-vjeçar.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një  person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë.   Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që  viktima është një mashkull rreth 60 vjeç”, deklaroi Borovci për UBTNews.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj./UBTNews

Exit mobile version