Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci njoftoi se viktima është një 60-vjeçar.
“Rreth orës 08:40 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që viktima është një mashkull rreth 60 vjeç”, deklaroi Borovci për UBTNews.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj./UBTNews