Një person është gjetur dje pa shenja jete në një vilë në Gjakovë. Policia e Kosovës njofton se viktima mashkull është gjetur nga dy dëshmitarë.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews