Një person është gjetur pa shenja jete në një barakë në fshatin Hoçë e Madhe e Rahovecit. Sipas njoftimit të PK-së, viktima ishte një rojtar që punonte në një fabrikë.
“Datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës “Fatmir Commerce” që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, KK. Rahovec, është pranuar njoftim se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetur i vdekur në një barakë. Në vendin e ngjarjes ka dalë fillimisht patrulla policore nga stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit rajonal, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit”, njofton Policia e Kosovës.
Më urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dergohet në IML për obduksion./UBTNews