Policia e Kosovës njofton se është gjetur pa shenja jete një person në Mitrovicë. Sipas raportit të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, njofton policia./UBTNews