UBT News

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Sot rreth orës 08:00, është gjetur një person pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shupkovc të Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Policia e Kosovës njofton se viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencë, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./UBTNews

(Drini Ismajli dhe Hana Shala, studentë të Shkencave Politike në UBT)

Exit mobile version