Policia e Kosovës njofton se është gjetur pa shenja jete një person në Lipjan. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews