Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 10:00 në qytetin e Klinës. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku bëhet e ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti i u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Klinë.
“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me të marrë informatën, njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.