Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 qershor 2026, rreth orës 12:19, në rrugën “Pajazit Islami”, ku viktima, mashkull kosovar, është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”./A.K/
